“Pamja ime nuk duhet të zbehë vlerën e operacionit”/ Zëdhënësja me syze e OFL-së iu përgjigjet kritikave, Hoxha i kthehet publikisht: Asnjëherë nuk dalin të maskuar

0
264

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Unpublished”, ka foli për pozicionin e saj shumë të komentuar Eliesa Breca, ose ashtu siç e ka etiketuar media si “policja bionde” e maskuar e OFL-së.

Eliesa Breca u tregua e rezervuar në përgjigjen e saj për imazhin që përdori me syzet.

“Nëse nuk do të kisha qenë unë, do të ishte njehsuar me dikë tjetër. Unë kam qenë pjesë e kësaj strukture para krijimit të OFL-së, por në pozicionin zëdhënëse për shtyp.

Nuk e kuptoj pse një operacioni me impakt kombëtar, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet t’i mbivendoset një gjë si kjo”,- shprehet Eliesa.

Por, nuk është i të njëjtit mendim Arjan Hoxha, ish-shef i Krimit Ekonomik në Tiranë. Ai thotë se asnjë polic nuk ka mbajtur maskë kur i është drejtuar publikut.

“Në komunikimin me mediat, me qytetarët, drejtuesit apo zëdhënësit e policisë, asnjëherë nuk dalin të maskuar.

Thjesht sepse po iu dërgojnë formularë disa individëve të cilëve edhe herë të tjera iu është hetuar pasuria”,-thotë z. Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here