Këngëtari nga Shkodra Bujar Qamili ka pasur probleme shëndetësore, por nuk është me Covid ashtu sikurse u përfol.
Me zërin e dridhur artistja shkodrane Justina Aliaj i ka uruar shërim të shpejtë kolegut të saj Bujar Qamili.
“I uroj Bujar Qamilit shërim të shpejtë. Krishtlindje të gëzuara. Popull i dashur faleminderit”, u shpreh ajo për abc news.
Kujtojmë se falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm.