Sara poston foton e parë familjare dhe na fal kartoliën më të bukur

0
271

Fotoja e parë familjare e familjes Vula. Sara ka publikuar foton e parë me Ledrin dhe Poem Blu duke na falur kartolinën më të bukur.

Ata nuk kanë vonuar dhe kanë nisur shëtitjet, që tashmë janë më të bukura se kurrë me prezencën e të voglës së tyre.

Më shumë se një javë më parë ata morën në duar bekimin e tyre të parë. Sara solli në jetë vogëlushen që kaq shumë e kishin pritur, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë.

Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.

Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.

Ndonëse është shumë e vogël, duket se fansat e kanë gjetur që tani se me kë ngjan më shumë Poem. Ka qenë një foto e reperit kur ai ishte i vogël që ka nxjerrë në pah ngjashmërinë e tij me të bijën.

Nuk dihet se sa vjeç ka qenë Ledri në këtë foto, por që e vogla s’i ka lënë gjë, kjo shihet qartazi.

Sakaq, reperi nuk ka humbur kohë dhe po bën gati rikthimin në muzikë. Duket se ai ka gati këngën e parë si baba dhe ne mezi po presim.
Kënga do të mbajë titullin “Sot” dhe Ledri do të shoqërohet në videoklip nga një bionde seksi. Bëhet fjalë për modelen Ergi Bardhollari, e cila duket se do të jetë protagoniste në klipin e reperit.
Ky projekt muzikor do të publikohet ditën e premte në orën 20:00 dhe fansat kanë nisur numërimin mbrapsh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here