Sulmi me armë ndaj lokalit të efektivit, ja kush janë 4 të shpallurit në kërkim

    0
    375

    Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim katër persona lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku u qëllua me armë ndaj lokalit të një efektivi të FNSH-së në afërsi të “5 heronjve të Vigut”.

    Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.

    Në vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja. Sipas burimeve mesohet se efektivi i policise ditet e fundit ka ndaluar teksa ka qene ne sherbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar qe te mos i bindet policise dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinen.

    Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar per koleget e tij te policise kete konflikt te ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjeter nuk e ka akuzuar drejtperdrejte se mund te jete ai autori i ngjarjes por vetem ka rrefyer kete konflikt per shkak te detyres si efektiv i Shqiponjave. Si bashkëpunëtorë mendohet se jane edhe tre shtetas te tjere ne kete ngjarje te cilet kane qene me nje makine ne momentin kur eshte qelluar ne drejtim te lokalit dhe makines.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here