Ruçi debat me Gjuzin: S’ia ndalon dot Ramës se ku do shkojë për …

0
269

Në seancën e sotme plenare fjalën hyrëse e mori, deputeti Kujtim Gjuzi, ku me tone të forta deklaroi se maxhoranca ka kryer veprime të rënda ndaj qytetarëve dhe ndaj nuk mund që të kërkojë një mandat të tretë.

Gjuzi theksoi se kjo maxhorancë ka vjedhur mandatet, ndërsa pyeti se pse kryeministri nuk vjen në interpelancë, edhe pse ka kërkesë të tillë.

“Z. Kryetar, s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit iu përgjigj duke i bërë me dije se kërkesa kishte dy probleme.

“Kërkesa ka dy probleme. Kur bëhet, bëhet ose ministrit ose kryeministrit. Pyetjet që janë shtruar të gjitha për ministrin, përjashto një pyetje për kryeministrin: Pse ke shkuar te familja e të ndjerit? Sipas kësaj është antikushtetuese kjo pyetje, s’mund t’i ndalosh as kryeministrit as qytetarit se ku do vejë për ngushëllim”, tha Ruçi.

“Pse duhet të mos vijë kryeministri? kreut të qeverisë i jam drejtuar në interpelancë. Nuk ndërtohet shteti kështu, nuk mund të kërkoni mandat të tretë me veprimet që ju bëni.

Në lidhje me protestën për vrasjen e 25-vjeçarit, duhet që të bëni bilanc. Ju mandatet i keni vjedhur”, tha Gjuzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here