Socialisti tërhiqet nga gara për kreun e institucionit që do hetojë pasuritë e politikanëve/ 5 gra kërkojnë të drejtojnë ILDKPI-në

0
280

Komisioni i Ligjeve është duke zhvilluar seancat dëgjimore me kandidatët për kryetar të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI).

Në garë për pozicionin e kreut të këtij institucioni që duhet të realizojë transparencë maksimale për të gjitha proceset e hetimit administrativ të interesave private të zyrtarëve dhe për evidentimin e parandalimin e konfliktit të interesave, janë 5 kandidate, të gjitha gra, raporton newsbomb.al.

Duke qenë se mandati i kreut të ILDKPI-së Shkëlqim Ganaj përfundon, Kuvendi ka hapur garën për të zgjedhur drejtuesin e ri. Për postin e kryetarit, janë në garë Dhimitrula Spiro, Evgjeni Pashai, Helena Papa, Evis Fico dhe Lefterie Luzi. Kjo e fundit ish-kryetare e KQZ.

Aktualisht, para Komisionit është duke raportuar Lefterie Luzi, ndërsa më herët ka raportuar apo ka shprehur interesin kandidatja Evis Fico. Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka bërë me dije se nga gara ëhstë tërhequr me kërkesë të tij socialisti Eridian Salianji.

Po ashtu, pretendenti tjetër për këtë post, Sali Shehu, ka paraqitur me vonesë dokumentacionin dhe për pasojë nuk mund të konkurojë për postin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here