Lori Hoxha thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen: Unë jap zemrën në tavolinë për …

0
84

Lori Hoxha ishte e ftuara e episodit më të fundit të emisionit “Dilema” në Top Albania Radio me Eno Popin.Përgjatë intervistës, Lori foli për linjën e saj të veshjeve, për planet e së ardhmes dhe preku pakëz edhe çështjet e saj të zemrës.

Pasi dëgjoi mesazhin e së motrës, Sarës, që i dërgoi për ditëlindje, Lori u shpreh: “Unë mendoj që dhe humbjet që janë kalimtare nuk të dëmtojnë, nuk janë të rikuperueshme, por ajo që të mësojnë është e
paçmuara, unë mendoj që çdo gjë që ndodh në jetë të mëson diçka tjetër ose të mëson si të jesh më e mirë në marrëdhënien tjetër që do të ndërtosh me njerëzit.”

“Unë e kam shumë të vështirë në marrëdhënie me shoqërinë ose në marrëdhënie romantike unë jap gjithë zemrën time… e lë mbi tavolinë… domethënë nëse je me mua je “all in” unë jam “all in” për këdo dhe kur e humb këtë për mua është e vështirë shumë!”, – tha Lori duke nënkuptuar edhe një farë mënyre edhe arsyen e ndarjes nga ish-partneri i saj Vis Bajraktari.

Aktualisht, Lori Hoxha ka lançuar linjën e saj të veshjeve në bashkëpunim me një prej brandeve më të njohura në vend dhe po përgatitet për ri-nisjen e vlog-ut të saj

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj