A është efektive vaksina për variantin e ri të COVID/ Epidemiologu i njohur jep përgjigjen e prerë

0
257

Një variant i ri i Covid i zbuluar në Britaninë e Madhe ka shkaktuar alarm në Europë, teksa disa shtete kanë pezulluar fluturimet drejt vendit ishullor. 

Ky variant i ri besohet se mund të jetë deri në 70 përqind më i transmetueshëm ndërkohë që shumë vende kanë nisur mbylljen e kufijve.

Epidemiologu Skënder Murtezani u shpreh ditën e sotme se edhe pse mutacionet mund të ndodhin, vaksina mund të jetë përsëri efektive.

“Kjo vaksinë që mendohet se ka arritur në Qendrën Spitalore Ushtarake në Uashington, sipas drejtorit të Qendrës për Studimin e Sëmundjeve Ngjitëse mendon se dhe pse mutacionet ndodhin, vaksina mund të jetë përsëri efektive. Por ngelet të studiohet dhe më mirë dhe studimi ka filluar që dje.”, u shpreh epidemiologu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here