Vetëvrasja e 60-vjeçarit me Covid në “Shefqet Ndroqi”/ Vëllai i viktimës nxjerr detajet tronditëse brenda spitalit

0
77

Enton Skabonda, vëllai i pacientit 60-vjecar Leonard Skabonda i cili pas mesnatës i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia në spitalin “Shefqet Ndroqi, ka treguar komunikimin e fundit që ka pasur me vëllanë e tij.

Skabonda është shprehur se i kishte kërkuar të vëllait të mos shkonte në spital deri sa të merrte përgjigjet e analizave, të cilat sipas tij deri më tani nuk i kanë marrë. Ky i fundit, tha gjithashtu se 60-vjeçari ka folur me motrën dhe i ka thënë se në spital nuk i shërbenin, ndërsa thekson se ai duhet të zbolojë arsyen përse Leonardi vendosi ti jepte fund jetës duke u hedhur nga spitali.

Më konkretisht, ky i fundit tha për News24 se:

“Një orë ose dy orë para se të shkonte, i thash mos shko në spital. Kishte bërë edhe testin për Covid, por si kishin dhënë përgjigje. Dua të di pse me ka vdek vëllai, cfarë ilaçesh i kanë dhënë. Kur ka qenë në spital nuk kam mundur të komunikoj me të. Një shoqe e motrës ka folur, i kanë thënë nuk është në gjendje të rëndë. Ka fol edhe me motrën dhe i ka thënë ‘këtu nuk të shërbejnë’. Dua të di për ç’arsye është hedh nga ballkoni. Kur kam folur me të më herët, nuk shprehej i trembur, i sugjerova prit rezultatin e testit më pas shko në spital.”

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Vëllai juaj kishte fshaqur probleme me shëndetin mendor?

Vëllai i viktimës: Po, ka qenë i shtruar në spital në Shkodër. Ka pas probleme ka qënë në burg politik në hetuesi. Po pas spitalit ka qenë shumë mirë, është mjekuar ka qenë normal.

Gazetari: Me kë jetontë?

Vëllai i viktimës: Vetëm jetonte te shtëpia e prindërve. Dy çunat i ka në Belgjikë, ishte i divorcuar.

Gazetari: Në çfarë viti ka qenë i shtruar?

Vëllai i viktimës: Këtë vit ka qenë i shtruar para 2-3 muajsh.

Gazetari: Sa ka qëndruar atje?

Vëllai i viktimës: Është kuruar për një muaj, ka dalë në rregull prej andej

Gazetari: Çfarë kërkoni ju sot?

Vëllai i viktimës: Unë kërkoj nga spitali diagnozën e saktë të vëllait tim. Përse ka vdekur, pse është hedhur nga ballkoni.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj