12 humbje jete nga Covid-19/ Ministria zbardh të dhënat, tregon sa persona rezultuan të infektuar në 24 orët e fundit

0
50

Mësohet se kanë humbur jetën 12 pacientë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra”, njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 557 raste të reja kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë  557 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,

27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,

16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër,

8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë,

4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec,

1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj