“Të lutem më shtro në spital”/ Flet mjeku që trajtoi i pari 60-vjeçarin që u vetëvra sot tek Sanatoriumi: Ishte me COVID dhe oksigjen 70! Ja çfarë më kërkoi

0
220

Një 60-vjeçar Rrësheni u hodh sot nga kati i ditë i spitali ‘Shefqet Ndroqi’, duke gjet vdekjen në vend.

Mjeku i urgjencës së spitalit rajonal në Laç, Agron Lala është shprehur për ABC se viktima ditën e shtunë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është nisur drejt spitalit Covid 2 për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas tij 60 vjeçari, L. Skabona ishte një person që kurohej në spitalin e Shkodrës për probleme të shëndetit mendor.

Ndër të tjera mjeku thekson se kërkesa e tij e vetme ishte që të ndihmohej nga ata pasi nuk kishte askënd.

“Leonard Skabona ka ardhur në spital, na ka njoftuar 127 për një të sëmurë që është me Covid, e kena marrë te shtëpia dhe e kemi sjellë në urgjencë. Ka rezultuar me Covid, me oksigjenim 70, I është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërguar në spitalin Shefqet Ndroqi  në Tiranë.

Ka qenë i sëmurë edhe më përpara me çrregullime të shëndetit mendor, për sëmundjen trajtohej në spitalin e Shkodrës,  për një periudhë disa vjeçare. Është njeri i vetmuar, pa familje pa fëmijë. Kur kemi marrë anamnezën fillestare, më ka thënë që është i vetmuar dhe i paushqyer dhe të lutem më shtro në spital. Kjo ishte dhe një kërkesë e tij”, është shprehur mjeku Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here