I infektuar nga COVID-19/ Ndërron jetë ish-zv/kryeministri i Shqipërisë Bashkim Kopliku

0
333

Ish-zv.kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot nga COVID-19.

Ai ishte prekur nga virusi dhe ishte në gjendje të rëndë teksa kurohej në spitalin e Durrësit.

Pas disa ditësh luftë me COVID-19 ai ka vdekur. Bashkim Kopliku ka qenë një figurë historike e PD, pasi ka qenë zv/kryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë e parë të udhëhequr nga PD pas vitit 1992.

Po ashtu ai është zgjedhur dy herë deputet në parlament si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit.

KARRIERA  DHE POSTET E BASHKIM KOPLIKUT

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër.  Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here