Eugena Tomini i jep përgjigjen e fortë: Pse vdekjet nuk mund të fshihen

0
31

Shefja e Survejancës pranë ISHP, Eugena Tomini, ka folur lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, se spitalet po fshehin vdekjet e pacientëve të infektuar. Ajo tha se për rastet e humbjeve të jetëve zbatohet protokolli dhe se nuk ka asnjë fshehje shifrash.

Ajo shtoi se çdo rast shoqërohet me skedën e vdekjes dhe nga ana tjetër çdo familjar pyetet nëse duan autopsi në rast të dyshimeve.

“Si mjeke po ju them se nuk mundemi që të fshehim apo tjetërsojmë një vdekje për arsye se nga ana ligjore dhe asaj profesionale nuk më lejohet që në mbylljen e kartelës kundrejt morgut të bëj një veprim të tillë. As unë dhe as kolegët e mi e kemi të pamundur ta bëjmë diçka të tillë” tha Eugena Tomini për RTSH.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj