Sherr xhelozie në perputhen / Vajza çohet në këmbë dhe godet konkurrentin (VIDEO)

0
367

Çfarë nuk po ndodh në “Përputhen” ditët e fundit. Sot ka plasur sherri mes Anës, Melisës dhe Fatjonit.

Fatjoni dhe Melisa kishin dalë në takim këtë javë dhe kjo e bëri tejmase xheloze Anën. Gjatë takimit ka pasur disa shkëndija zjarri, madje edhe puthje mes Melisës dhe Fatjonit.

Gjatë gjithë emisionit ka pasur një tension mes vajzave. E mërzitur nga afrimiteti mes tyre, Ana i thotë Melisës se është thjesht një objekt seksi për Fatjonin. Ndërsa Melisa i ka kërkuar vetëm pak kohë për t’i vërtetuar të kundërtën.

Në fund, Ana është ngritur nga karrigia, goditi me shpullë Fatjonin dhe pastaj u largua nga studioja e emisionit. Ndërsa Fatjoni thotë se nuk e priste fare këtë shpullë, megjithëse u duk qartë që atij i pëlqeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here