Ja me kë do të bashkpunoje Dhurata Dora këtë rradhë

0
267

Dhurata Dora  di gjithnjëse si të godasë. Së fundmi, ajo po vjen me një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperin e mirënjohur Kida, raporton “Prive”.
Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.

Dyshja nuk ka bashkëpunuar më herët dhe ky do jetë projekti i parë i përbashkët, por me siguri jo i fundit.
Sakaq, vera 2020 ka qenë shumë e suksesshme për Dhuratën. Ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Ndërkohë, Dhurata do vijë në një bashkëpunim edhe me Noizyn, lajm ky i konfirmuar nga vetë reperi, por për këtë duhet të presim edhe pak.
Disa javë më parë u raportua se ata kanë shtyrë xhirimet e videoklipit për shkak të Covid-19.

Ndërkohë, autorja e hitit “Ferrari” është përfolur shumë për një duet me Dj Snake, por nuk kemi ende asnjë të re.
Nga ana tjetër, Kida ka bashkua forcat me Capital T, me të cilin ndau një foto nga studioja muzikore më herët këtë javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here