Dashi
Dita nis me Hënën në krahun tuaj dhe një rifillim pozitiv pas një periudhe bllokimi. Në aspektin professional, puna në grup dhe kontaktet sjellin mundësi të reja, ndërsa në dashuri duhet të flisni më qartë më qartë për të shmangur keqkuptimet.
Demi
Pas një fundjave të lodhshme, keni nevojë të riktheni qetësinë dhe ekuilibrin në familje. Yjet këshillojnë kujdes me shpenzimet dhe vendosmëri për të mbyllur detyrat e lëna pezull në punë.
Binjakët
Hëna aktive favorizon komunikimin, idetë e shkëlqyera dhe kontaktet e reja profesionale. Në dashuri bisedat bëhen më të gjalla, por lini gjërat të rrjedhin natyrshëm pa nxitim. Fokusohuni më shumë te vetja.
Gaforrja
Sot është e rëndësishme të ruani qetësinë e brendshme dhe të shmangni polemikat e panevojshme. Një çështje praktike zgjidhet me ndihmën e një personi të besuar, ndërsa në dashuri kërkoni stabilitet dhe sinqeritet.
Luani
Dita është e ngarkuar dhe kërkon durim për shkak të Hënës në pozicion të kundërt, por energjia e Marsit dhe Jupiterit ju mbështet në projekte. Në dashuri pasioni është i lartë, mjafton të shmangni xhelozinë dhe sjelljet posesive.
Virgjëresha
Kjo është një ditë aktive ku kthjelltësia dhe shpirti praktik ju ndihmojnë të çoni përpara projektet e rëndësishme. Në punë mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje organizative që zgjidhet me dialog, ndërsa në dashuri rritet harmonia.
Peshorja
Me Afërditën në shenjën tuaj dhe Hënën mike, kjo është një nga ditët më të favorshme për takime, dashuri dhe marrëdhënie shoqërore. Në punë një kompromis i mençur ju ndihmon të kaloni nga fjalët në vepra.
Akrepi
Mërkuri në shenjën tuaj ndihmon në sqarimin e çështjeve të mbetura pezull, por Hëna e vështirë mund të krijojë keqkuptime të vogla. Qëndroni te faktet në diskutime dhe gjeni kohë pasdite për t’u çlodhur.
Shigjetari
Shfrytëzoni energjinë pozitive dhe humorin e mirë të kësaj dite për të rifilluar një projekt të ndërprerë. Në punë aftësitë tuaja komunikuese vlerësohen, ndërsa në mbrëmje këshilloheni të dilni dhe të argëtoheni.
Bricjapi
Dita është shumë produktive për karrierën dhe financat, duke ju lejuar të planifikoni të ardhmen me siguri. Mos u merrni me thashetheme në punë dhe kushtojini më shumë vëmendje partnerit ose familjes në mbrëmje.
Ujori
Me Hënën në shenjën tuaj keni kreativitet të lartë, por yjet ju këshillojnë të shmangni nxitimin dhe kaosin. Vendosni rregulla të qarta në punë dhe jepini hapësirë një ideje të re në grup.
Peshqit
Ndiheni paksa të lodhur nga ngarkesa e ditëve të fundit, ndaj sot duhet të dalloni se çfarë është vërtet e rëndësishme. Merrni pak kohë për veten në mbrëmje, pasi ditët në vijim do të sjellin zhvillime më intensive në punë.







































