Google search engine
Home Rajoni Kosova Pas dënimit me 25 vite burg/ Hashim Thaçi merr tjetër goditje, dënohet...

Pas dënimit me 25 vite burg/ Hashim Thaçi merr tjetër goditje, dënohet me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë

0
3

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të çështjes për pengim të drejtësisë.

Gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij, gjykatësi Christopher Gosnell deklaroi se, sipas aktakuzës, ish-presidenti kishte organizuar tri grupe, në të cilat përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj, gjatë vizitave të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Sipas gjykatësit, në këtë proces janë pranuar 241 prova materiale të paraqitura nga Prokuroria.

Mes provave të administruara janë edhe audioincizimet e bisedave mes Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tij gjatë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Çështja lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa Gjykata Speciale ka shqyrtuar provat e paraqitura nga Prokuroria në kuadër të këtij procesi gjyqësor.

Ky vendim shënon një tjetër goditje të rëndë ndaj Thaçit, i cili u dënua me 25 vjet burg, më 16 shtator në Hagë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here