Google search engine
Home Sport Pas ardhjes së Poketinos nisin lëvizjet te Mançester Junajtid

Pas ardhjes së Poketinos nisin lëvizjet te Mançester Junajtid

0
14

Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Martinez, mund të jetë një nga largimet e bujshme të Mançester Junajtid gjatë afatit kalimtar të janarit, me dy gjigantët e La Ligës, Barcelonën dhe Atletiko Madridin, që po monitorojnë nga afër situatën e tij. Pas emërimit të Mauricio Poketinos si trajner, drejtuesit e “Djajve të Kuq” po planifikojnë një riformatim të skuadrës në dimër, duke hapur derën për shitjen e lojtarëve që nuk konsiderohen kyç për projektin e ri.

Sipas TEAMtalk, 28-vjeçari argjentinas është përfshirë në listën e futbollistëve që mund të largohen nga “Old Trafford”. Katalanasit janë prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi mëngjarash dhe e shohin si partnerin ideal në qendër të mbrojtjes përkrah Pau Kubarsi. Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone e vlerëson lart profilin luftarak të bashkëkombësit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here