Tentoi të vriste me armë zjarri shokun/ Kush është gjirokastriti që u plagos në vitin 2016 dhe i ekzekutuan vëllain për 500 mijë lekë

0
177

Një sherr ndodhi mbrëmjen e djeshme mes disa të rinjve, ku shtetasi Bilbil Lluka tentoi të vriste me armë shokun e tij. Mësohet se ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi 35-vjeçari nga Shtëpëzi i Gjirokastrës disa vite më parë ka mbetur i plagosur ndërsa vëllain ia vranë pas një konflikti për një borxh të pashlyer.

Gjithçka ndodhi më 23 mars 2016, ku  në kthesën e fshatit “Andon Poçi”, u vra me armë zjarri Dorian Lluka, asokohe vetëm 29 vjeç. Ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij, Bilbili.

Autori i ngjarjes ishte Enrik Lluka dhe gjithçka kishte nisur nga një sherr mes kushërinjve, pasi viktima i kërkonte autorit një sasi parash që pretendonte se ai ia kishte borxh. Bëhej fjalë për vetëm…500 mijë lekë !

Pas debateve verbale, konflikti ka degraduar në sherr fizik. Pasi Lluka dhe i vëllai i kërkuan paratë, autori u zu me ta. Më pas ai shkoi në banesë dhe iu zuri rrugën të rinjve, duke u shtënë me armë zjarri, të cilat i morën jetën Dorjan Llukën.

Që nga dita e atentatit, Enrik Lluka është ende i shpallur në kërkim, por ende nuk është arrestuar nga policia. Nuk dihet nëse ngjarja e djeshme ka qenë një konflikt i çastit apo ka pasur lidhje me vrasjen e të vëllat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here