Kryebashkiaku i Gjirokastrës i infektuar me COVID-19

0
195

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi është infektuar me COVID-19.

Sipas ABC Nevvs, përveç kryebashkiakut Golemi pozitiv me Covid janë konfirmuar edhe shefi i komisariatit të policisë vendore dhe një doganier.

Në qarkun e Gjirokastrës numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 128 persona.

Ndërkohë në vendin tonë vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditore me koronavirus, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 284 persona duke e çuar në 19,729 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 487 kanë humbur jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here