Parisi në alarm/ Evakuohet Harku i Triumfit, jepet alarm për bombë

0
234

Evakuohet zona pranë monumentit të famshëm në Paris pas një alarmi për bombë.

Harku i Triumfit në Francë është rrethuar me shirita të verdhë ndërsa policia franceze ka kryer evakuimin e zonës. Edhe stacionet e metrove pranë zonës janë bllokuar dhe po evakuohen.

Sipas informacioneve të para, alarmi është dhënë pasi disa kalimtarë të rastit kanë hasur një disa çanta të mbushura me municione që ishin braktisur pranë monumentit ikonik.

Situata në Francë është tensionuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed.

Ndërsa deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se “islami shkakton probleme” ka shkakruar revoltë në botën myslimane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here