Ekzekutimi i 50-vjeçarit para derës së shtëpisë/ Grupi hetimor zbardh detajet e rënda, ja çfarë i tha autori bashkëshortes

0
250

Vijojnë të dalin detaje të reja nga vrasja e 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier. Dyshohet se krimi mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë për shkak të pazareve të prishura në Greqi në kohën kur ai ka qenë emigrant për disa kohë.

Menjëherë pas ekzekutimit, hetuesit u përqendruan në disa pista për të zbardhur ngjarjen, përfshirë këtu dhe ndonjë konflikt për punë apo pronësi.

Por duket se ata kanë rrezuar të gjitha pistat e ngritura, duke ndaluar te e shkuara e viktimës.

Burimet pohuan se 50-vjeçari ka qenë emigrant disa kohë në Greqi. Vrasja e tij mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë për ndonjë pazar të prishur në vendin fqinj, kur ai ka qenë në emigracion. Këtë fakt grupi hetimor e ka mbështetur tek mënyra e ekzekutimit me tre plumba në kokë e një në zemër.

Mësohet se bashkëshortja e viktimës ka pohuar kur është marrë në pyetje se ‘njëri më foli duke më thënë largohu pak’.

Shkuarja pranë viktimës me maska, ekzekutimi dhe largimi në këmbë për afro 100 metra, tregon se autorët e kanë ndjekur prej kohësh viktimën dhe itinerarin që ai përshkruante çdo ditë.

Sekuestrimi i afro 12 kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë vendit të ekzekutimit, por që nuk është konstatuar gjë konkrete, tregon se sa i sofistikuar ka qenë plani i ekzekutimit të 50-vjeçarit Toska.

Viktima në vendin ku jetonte njihej si person i qete, i respektuar, familjar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here