Dhunon fizikisht ish bashkëjetuesin, arrestohet 35-vjeçarja në Vlorë

0
270

Kur flasim për dhunën në familje përgjithësisht rastet janë ato ku dhunuesi është partneri, por ndodh që të jetë edhe partnerja.

Sipas burimeve zyrtare policore një 35-vjeçare në Vlorë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj duke dalë në kundërshtim dhe të vendimit të gjykatës. Policia thotë se ajo i ka thyer atij edhe telefonin.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin”, thotë policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here