Covid-19 i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor në Tiranë

0
255

Covid-19 i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor në Tiranë.

Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se Mimoza Toska Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme dhe se lajmi i ka shkaktuar një hidhërim të papërshkrueshëm.

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here