“Përditë duke u rrahur”, ish-vjehrri tjetër dëshmi: Faji i nënës shtrigë, 5 nuse ikën nga shtëpia

0
98

Një dëshmi tronditëse vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në lidhje me vrasjen e Jetmira Hasanit, 35-vjeçarja që u vra nga ish-kunati i saj në Babrru në muajin shtator.

Në një lidhje telefonike për emisionin, Ismaili, ish-vjehrri i autorit të vrasjes, Agron Tanushit tha se në atë familje ka pasur dhunë e sherre. Mes të tjerash ai deklaroi se të gjitha fajet për këto sherre i kishte nëna e ish-dhëndrit, ndërsa tha se ky i fundit nuk është interesuar kurrë për djalin e tij që sot jeton me të.

Mes të tjerash ish-vjehrri i vrasësit të Jetmirës pohoi se nga ajo shtëpi kanë ikur 5 nuse.

“Ngushëllimi familjes Hasani. Të na falni se çdo ditë po ngacmohen zemrat e tyre. Ata e kanë në shtëpi dhe e kanë motrën e vet, por dhe ne e kemi dëgjuar dhe na është dhimbsur shumë. Në lidhje me të, Agronin, s’do kisha qejf që të shprehesha, pasi jam i detyruar. Ish-dhëndri im i parë, që ka marrë gocën time të parë, deri në momentin që ka lindur djali kanë shkuar mirë, pasi ashtu është ajo familje, pasi e ka ofenduar Zoti dhe do ta ndëshkojë. Nga momenti që ka lindur djali e më pas nisën problemet. Unë kam qenë emigrant në Angli, u ktheva, i lasht të gjitha. Shkova tek shtëpia për t’u sqaruar dhe ish-dhëndri im më tha; “çdo gjë do ta mbyllim se s’ka asnjë problem. S’do kesh asnjë problem”. E lash me kaq. Ika në punën time. Vazhduan prapë problemet. E mora vajzën, e çova në shtëpi. Pasi e çova tek shtëpia, ndërhyri shumë i bukuri dhe ai babai shembullor që u tha javën e kaluar, bashkëshorti i të ndjerës. Ai ka ndërhyrë dhe tha; “s’do të kesh asnjë problem”. E lash dhe një herë. Për së treti ndërhyri xhaxhai i tyre, Xhelil Tanushi, ka vdekur sot. Faji është i asaj shtrigës që e kanë në shtëpi, nënës. E ndanë shtëpinë në gjysmë, por dhe aty se lanë të jetonte. E mora vajzën bashkë me djalë, e nisa gjyqin. Çdo gjë shpenzimet i kam hequr unë. Ai tha: “nuk e mbaj fëmijën se s’kam asnjë mundësi”. Sot fëmija jeton tek unë, bashkë me vajzën time. Ç’a me të thënë pash zotin. Ata përditë duke u rrahur dhe u zënë. S’di ça pyetje bëni. Ai nuk është interesuar kurrë për fëmijën e vet. Asnjë qindarkë. Asgjë. Kanë qenë 5 nuse, një i ka ikur brenda 2 netëve. Ishalla e ka jetën e gjatë, ishalla ja bën zoti mbarë asaj vajzës që ka tani. Atje sikur me qenë shtëpi terroristësh. Jo shtëpi me njerëz. Nuk i kemi thënë asgjë djalit. Nipi i ka kuptuar pak, por si kemi treguar. Kemi shpëtuar. Djali është 9 vjeç e gjysëm. Ai më çoi disa fjalë që të bashkoheshin prapë, por i shkëputa çdo marrëdhënie.”, tha ish-vjehrri.

Kujtojmë se Agron Tanushi u shpreh një javë më parë ne emisionin ‘Me zemër të hapur’ se ish-kunata ia kishte bërë borxh, madje i kishte sjellë vetëm shqetësime familjes së tij.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj