Meta i përgjigjet Ramës: Kuvend një partiak! Zero mundësi që…

0
204

Më herët kryeministri Edi Rama tha se askush në vë në diskutim Parlamentin, e aq më pak presidenti Meta referuar votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Kuvend ku paralajmëroi se do të miratohet pa i ndryshuar asnjë presje.

Në konferencën e tij për shtyp, Meta komentoi këtë deklaratë duke thënë se është përgjegjësi e këtij Kuvendi njëpartiak nëse voton sërish Kodin Zgjedhor.

I pyetur nëse do të zhvillojë një takim me krerët politikë, Meta tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pasi secila palë duhet të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit.

“Nuk kam çfarë takimi të zhvilloj sepse është firmosur marrëveshja në 5 qershor. Të gjithë kanë një detyrë që të gjithë ta respektojnë marrëveshjen. Pastaj si do të veprojë mazhoranca apo kuvendi një partiak kjo është përgjegjësi e tyre. Unë do të jem në lartësinë e detyrës për të mbrojtur rendin kushtetues”, tha Meta.

I pyetur nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, Meta u shpreh: “Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri. Kjo ka zero mundësi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here