“Vjedh babe, vjedh”, ja si i përgjigjet Butrint Imeri akuzave

0
593

Një ditë më parë Butrint Imeri ka publikuar në kanalin e tij në Youtube dhe në rrjetet sociale një këngë që ishte një surprizë e bukur për fansat.

Ai shihet i ulur në tokë teksa këndon për dashurinë. Edhe një herë, këngëtari na vjen me nota melankolike duke na treguar për mallin që e mundon për ‘atë’ që është larguar papritur. (në këngë)

Projekti titullohet “Anlasana” dhe për shumë fansa ky ishte një emër i dëgjuar, madje edhe vija melankolie. Bëhet fjalë pikërisht për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull.

Kaq ka mjaftuar që ata të shpërthejnë në akuza se ka kopjuar këngën, por në fakt ajo është remake. Këtë e ka sqaruar edhe vetë Butrinti, i cili si rrallëherë i ka kthyer koment një fansi, duke mohuar akuzat.

“Vjedh babe, vjedh. Të ka ardh dita.”- ka shkruar fansi.

Ndërkohë, Butrinti ka sqaruar: “Lexoje mirë titullin, ustah”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here