Rama: Nëse zgjedhjet mbahen të dielën ne fitojmë më shumë se në 2017

0
37

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë kryeministri Edi Rama thotë se PS do të fitonte më shumë se në 2017-tën.

“Kini parasysh që monitorimi do të bëhet nga zyra e mediave këtu. Dhe pra që nuk fillojnë në momentin që fillojnë dënimet por fillojnë në momentin që nisin projektimet dhe për këto vepra projektimet kanë nisur prej shumë kohësh. Nëse ne sot themi që në pak ditë do tqë dimë fituesin e garës ndërkombëtare për aksin Milot-Fier…Ne jemi në këtë pikë sepse na u ndërpre procesi. Na u bë një garë për projektin, ka dalë fituesi që tani, por është në terren dhe po punon. Ne jemi në përmbushje të mandatit dhe më lejoni t’ju përsëris, nuk është mungesë modestie por është fakt. Nuk kemi nevojë për asgjë nga këto, për të fituar zgjedhjet. Jemi të vetëdijshëm për çdo gabim në qeverisje dhe kemi qartësisht mirëkuptimin e shqiptarëve dhe janë të qarta. Nëse zgjedhjet bëhen ditën e dielë, ne dalim më mirë, ata dalin më keq se në vitin 2017. E kam përsëritur, këta nuk janë projekte për të kaluar radhën. Nëse ju them se në Gjermani një projekt rruge ha 10 vite kohë, nuk do të më besoni ndoshta….por ne shpejtësia n aka bërë kështu, na ka nxjerrë rrugët në rrugë. Rrugët e Saliut janë financuar më shumë nga qeveria pas Saliut se sa ajo e Saliut. Na është dashur që jo vetëm t’i investojmë, por të ndryshojmë çdo projekt”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj