“Do kemi 4 aeroporte”/ Rama jep lajmin e madh

0
13

Kryeministri Edi Rama, sot i është dedikuar ekonomisë dhe ka dalë në një konferencë për mediat së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Rama ka folur për infrastrukturën kombëtare rrugore, portuale, aeroportuale.

Kreu i qeverisë tha se po punohet me orë të zgjatura për përfundimin e aeroportit të Kukësit, dhe se për pak muaj do të jetë i mbaruar. Po kështu shtoi se do të punohet dhe për aeroportin e Vlorës dhe Sarandës, e se me këto aeroporte Shqipëria do të futet në një epokë të re.

“Ne do të fillojmë procesin për spostimin, duke hedhur në një garë ndërkombëtare portin e ri të Durrësit, i cili do të zhvillohet në anën tjetër, ku është plani për zonën e lirë ekonomike që jemi optimist që më së fundmi do të funksionojë.

Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën, porti ekzistues është një infrastrukturë arkeologjike, dhe vizioni i zhvillimit të mëtejshëm të vijës bregdetare përfshin edhe një port turistik që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën. Sikundër dhe me Durrësin dhe edhe Vlorën jemi gati për një proces ku do mund të sistemojmë me standarte bashkëkohore në anën tjetër.

Në pak javë do mund të fillojmë që të japim autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do fillojë në Sarandë.

Kemi marrë një propozim fantastik, dhe që ndryshon paradigmën e Sarandës. Vendi do të hyjë shpejt në një hartë që do jetë harta e turizmit të detit, në aspektin ekonomik.

Aeroporti i Kukësit operacional në pranverë, do përzgjidhet ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur aeroportin e Kukësit, i ftoj të shajnë sa më intensivisht dhe të tallen. Kush do shajë më shumë, do presin biletë. Ky është një objektiv që shpresoj ta realizoj”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj