Jo vetëm në pistë, Hemilton i shpërthen goma në autostradë, detyrohet ta ndërrojë vetë

0
194

Ljuis Hemilton është piloti më i mirë i momentit në Formula 1, teksa i është vënë pas thuajse çdo rekordi të legjendës Majkëll Shumaker. Anglezi ka kombinuar në mënyrë perfekte cilësitë e tij me makinën Mercedes dhe është bërë i pakonkurueshëm nga askush, duke siguruar titullin e shtatë, çka do të barazonte legjendën gjermane.

Këto ditë Formula 1 është pushim dhe Hemilton nuk ka qenë në njëvendëshen e tij, por në një tjetër Mercedes. Modeli i makinës elektrike ECQ i markës gjermane, duket se është i preferuari i tij, por mbrëmë e ka lënë në “baltë”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, anglezi shprehet se njëra prej gomave iu ça në autostradë dhe më pas iu desh ta zëvendësonte vetë me gomën rezervë.

“Njëra prej gomave nga shpërtheu në autostradë dhe na u desh të ndaleshim me patjetër në stacion. M’u desh një minutë për ta ndryshuar, por pasi e mbarova isha përsëri në rrugë me ECQ-në time. Thjesht gjëja më e mirë të udhëtosh pa patur nevojë për karburant”, shkruan anglezi në rrjetet e tij sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here