Ashpërsohen gjobat për përdorimin e telefonit në Makinë, trefishohen tarifat deri në heqjen e patentës

0
310

Kush do të ketë një celular në përdorim gjatë udhëtimit me makinë, do të marrë një gjobë të majme, sipas propozimit për ndryshime në Kodin Rrugor.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në një takim mëngjesin e sotëm me drejtues të policisë rrugore, në prani të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu tha se masa e trefishimit të gjobës është e domosdoshme.

Nga 5000 lekë propozohet që gjoba të bëhet 15.000 lekë të reja. Në rast të përsëritjes së shkeljes atëherë bëhet dyfishimi i gjobës në 30.000 lekë. E nëse përdoruesi i celularit në timon e bënë këtë tre herë brenda vitit, i pezullohet tre muaj patenta dhe i hiqen 10 pikë nga leja e qarkullimit.

Ministri foli në takim me drejtuesit e policisë për disa masa që duhet të ashpërsohen nga rrugorët. Kështu, në cdo makinë që ka një fëmijë, duhet të ketë patjetër kolltukun e dedikuar të fëmijës; për mjetet me dy rrota, bicikleta e motorra, të merren masat për kontrolle për paisjet mbrojtëse; të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin makinën kur kanë pirë alkol duke I treguar policisë se duhet të qëndrojë pranë klubeve të natës apo restoranteve, kur ka njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here