Covid-19 nuk kursen kopshtet e gjimnazet e Pogradecit/Ja sa të infektuar janë shënuar orët e fundit

0
278

COVID-19 ka hyrë në kopshtin dhe gjimnazet e qytetit të Pogradecit.

Kopshti ‘’Persefoni Treni’’ në lagjen nr.2 të qytetit është mbyllur pasi 4 edukatore janë infektuar me COVID-19.

Një javë më parë 2 sanitare të këtij kopshti u infektuar teksa në total ka 14 edukatore, nga të cilat 4 u infektuan kurse të tjerave u është marrë tamponi.

Po ashtu në dy gjimnazet kryesore të qytetit ‘’Muharrem Çollaku’’ dhe ‘’Gjergj Pekmezi’’, nga dy mësues për çdo shkollë kanë rezultuar me COVID-19. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here