Rezultojnë të infektuar punonjës institucionesh/ 38 raste me Covid-19 vetëm orët e fundit në këtë qytet të vendit, ndërsa në Elbasan mbyllet Gjykata

0
52

Nga qyteti i Durrësit raportohen 38 raste të infektuar me koronavirus vetëm orët e fundit.

Sipas informacioneve të para, të infektuar ka rezultuar punonjës institucionesh, por edhe nxënës të shkollave. Gjithashtu dy nxënës nga Durrësi, por që ndjekin mësimin në Shkollën Bujqësore në Golem, kanë dalë pozitivë.

Sakaq është mbyllur edhe Gjykata e Elbasanit pasi ditën e djeshme kanë rezultuar me Covid 4 punonjëse, teksa tre gjyqtarë janë karantinuar. Seancat gjyqësore janë shtyrë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj