“Astrologu” Ralf Gjoni: Rama është Gaforre, e ndërron mendjen me hënë

0
239

Deputeti Ralf Gjoni ka kundërshtuar vendimin për bërjen të detyrueshme të mbajtjes së maskës dhe në ambiente të hapura. Si shembull ai mori veten e vet ku u infektua me COVID-19 edhe pse e mbante maskën gjatë gjithë kohës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjoni bëri një parashikim astrologjik për kryeministrit Rama, duke thënë se ëstë është i shenjës së gaforres dhe e ndërron mendjen sipas hënës.

“Unë e kam mbajtur maskën gjithë vitit. Prapë më zuri COVID-i në korrik. Kush e mori këtë vendim për maskat? Kë pyeti Rama? E ndërron mendjen si me hënë, është gaforre e ndërron mendjen si me hënë. Ky është i paparë. Ky po përballet me popullin. Do përballeni me inat popullor. A doni ta dini pse Rama është më i aftë se Meta dhe Berisha për pushtet? Sepse është piktor i mirë, pikturon fabula imagjinare. Berisha ka edhe ditëlindjen sot. Sa malet i tha Meta, sa malet edhe 10 vite të tjera në kurriz të shqiptarëve,”-tha Gjoni në fjalën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here