Kërkesa e veçantë e Metës, Ruçi i jep Presidentin “kryetrimin” e Pavarësisë

0
13

Kreu i shtetit Ilir Meta në postimin e mëngjesit bën të ditur se tashmë pas tre vitesh që u largua nga detyra e kreut të Kuvendit ka marrë dhe pikturën e Isa Boletinit nga ish pasardhësi i tij Gramoz Ruçi.

Në fakt ka qenë kërkesë e vetë Metës, i cili thotë se tani me kryetrimin e pavarësisë ndihet më i qetë dhe më i fortë.

“Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.
Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin’, shkruan Meta

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj