Zgjedhjet brenda selisë blu fusin në sherr kandidatët/ Pampuri del me reagimin e fortë, çfarë ka ndodhur në PD-në e Tiranës

0
262

Procesi për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në PD është shoqëruar me debate dhe përplasje brenda kësaj partie. Një ndër rastet është debati mes dy kandidateve të Njësisë 11 në Tiranë, Suada Vathit dhe Orjola Pampurit, të cilat janë përplasur edhe publikisht me njëra tjetrën.

Suada Vathi i ka vene ne dukje qe eshte e vetmja kontributore ne degen 11 dhe prandaj është kontestuar me pak, ndryshe nga Pampuri, e cila u kontestua me mbi 200 vota, çka sillte skualifikimin e saj, por që u mbrojt nga komisioni.

Reagimi i Pampurit:

Mbeshtetja nga anetaret e Deges 11, Laprake ishte e jashtzakonshme, dhe per kete jam mirenjohese dhe falenderuese ndaj cdo anetari qe me mirepriti e mbeshteti.

E gjithe farsa e e nje informacioni te rreme eshte thjesht ne interes te njerezve te vegjel e te pashprese.

Votat kontestuese ndaj meje ne degen 11, numeroheshin me gishtat e dores. Turp dhe mjerim per ata qe shtrembetuan nje te vertete te tille.

Te shtremberosh nje te vertete nuk eshte gje tjeter vecse pjese e komplekseve te medha te mbartura nga femijeria, ku kurre nuk je mesuar t’ia dalesh pa baltosur te tjeret.

Kjo ndihmon vetem ata, qe jane mesuar te buzeqeshin e gezojne me irrealen, per t’i mbijetuar boshllekut, dhimbjes, poshterimit, perdorimit, vuajtjes, amoralitetit, dhe vetmise. Dielli nuk mbulohet me shoshe……

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here