Mira Rakacolli tregon se cila moshë mund të lëvizë pa maskë duke filluar nga dita e enjte

0
483

Ministrja e Shëndetësisë Sipas saj, u shpreh se vendimi i qeverisë që hyn në fuqi ditën e enjte i përjashton fëmijët nën 12 vjeç.

“Kur kemi bërë protokollin e maskave kemi konsultuar materialet e fundit të OBSH dhe UNICEF në lidhje me prekjen e fëmijëve nga Koronavirusi. Fëmijët nuk preken nga Koronavirusi aq sa të rriturit. Dhe nuk është ajo që mendohej në fillim se këta nuk preken shumë por e shpërndajnë më shumë se të tjerët, kjo nuk qëndron në studimet e fundit. Pra, nuk janë spredera (shpërndarës) më të mëdhenj se pjesa tjetër e popullatës. Për këtë arsye, ka patur edhe qëndrime kontradiktore se në çfarë moshe duhet ta mbajnë fëmijët maskën dhe disa vende kanë vendosur moshën 6-vjeç. Rekomandimet e fundit janë se, deri në moshën 12 vjeç mund ta mbajë maskën sipas dëshirës”, tha ajo për Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here