A duhet mbajtur maska me detyrim/Ja çfarë thotë epidemiologu i njohur

0
299

Bërja e detyrueshme e mbajtjes së maskave edhe në ambientet e jashtme, është një vendim i duhur, për të shpëtuar jetë. Kështu shprehet epidemiologu Alban Ylli.

Sipas tij, virusi duket se është po aq agresiv sa ka qenë, gjë që nuk është e njëjtë në vendet e Evropës Perëndimore.

I pyetur nëse qeveria gaboi në fillim të pandemisë kur minoi rëndësinë e maskave, epidemiologu u shpreh se në deklaratat e bëra në pranverë ndikuan dy faktorë.

“Në fillim të pandemisë e deri për 1 muaj më vonë, mesazhi mbi maskat mund të ketë qenë pak kontradiktor. Arsyeja e parë është e lidhur me një farë besimi se një mesazh i tillë do të ruante stokun e maskave për ata që kishin nevojë më tepër. Dhe arsyeja e dytë është evidenca.”-tha ai.

Duke mbështetur edhe një herë masat e reja të prezantuara nga qeveria, Ylli tha se “absurd” mund të duket edhe ligji për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë udhëtimit në automjet, por, sipas tij, duhet ta vënë rripin 500 persona që të shpëtohet një. E njëjta gjë, sipas tij, është e vërtetë edhe për maskat.

“Ndezja e dritave të makinës është shumë më pak e rëndësishme për shtetin sesa vendosja e maskës.  500 persona të vendosin maskën çdo ditë, sa herë nuk mund të mbahet distancimi social që të shpëtojnë një jetë.”-tha mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here