U dënua për dhunë ndaj ish-bashkëshortes/ Klodian Duro i surprizon të gjithë me lëvizjen e tij pas daljes nga burgu

0
48

Ish-futbollisti i Shqipërisë, Klodian Duro pas problemeve me drejtësinë pritet që t’i rikthehet sërish futbollit.

Mediat shkruajnë se Duro do të zhvendoset në Kosovë, ku pritet vetëm zyrtarizmi i tij në krye të stolit të Feronikelit të Drenasit.

Në mars të këtij viti Duro theu urdhrin e mbrojtjes dhe hyri në banesën e ish-bashkëshortes, sipas avokatit për të takuar vajzën e tij.

Gjykata e dënoi në korrik me 6 muaj burg, 4 me gjykim të shkurtuar për  eprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Tashmë Duro do lërë pas këtë njollë dhe do rikthehet në futboll, aty ku vërtet ka bërë mirë ndër vite si lojtar dhe trajner.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj