Rama akuzon Metën: Takohet skutave me viktimat e OFL. Partitë e vogla grup shantazhierësh e interesi kap ç’të kapësh

0
280

Mjaft i ashpër kryeministri Edi Rama sot në Kuvend ndaj kreut të shtetit, Ilir Meta duke e akuzuar këtë të fundit se takohet “skutave me viktimat e OFL-së, që gjenden nga cepat nga kreu i shtetit. Ilir Meta po flet me gjuhën e viktimave të OFL”.

Ai ka sulmuar dhe partitë e tjera, duke shigjetuar LSI-në se janë grupe shantazhierësh që kanë shqyer më shumë se partitë e mëdha plaçkën shtet.

“Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh e interesi kap ça të kapësh, partitë e vogla janë ato që kanë shqyer më shumë se të mëdhatë, se PS e PD plaçkën shtet. Partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në Parlament për të kapura një ministri e për ta bërë degë të thesarit jo të partisë, se nuik kanë parti, po të atij që ka vulën. kjo është e vërteta.

Por fakti që kanë qenë të tilla deri më sot nuk do të thotë që as pengohen e as që të mos jenë ndryshe nesër. Ama kjo është bindja ime. Unë e di ça doni ju, e di ca do Ilir Meta. Ju doni që të mblidhni njerëz rrugës pa pyetur fare se ca mund të bëjën këta për popullin e të thoni turu vëlla, bleji , kapi lidhi mblidhi silli e pastaj të vij kush të vijë këtu për të bërë të njëjtën gjë.

Më vjen shumë mirë që buzëqeshni sepse e dini dhe vetë, prandaj rroftë maska që të paktën të buzëqeshini nën maskë. Sa për diktaturën, diktatorët po ju them që jo diktator e autokrat po sikur thjesht dhe vetëm të isha pak sa Saliu ata që janë jashtë nuk kishin shans të uleshin në tavolinë e të dëgjoheshin e të këshilloheshin e të firmosnim marrëveshje e të vinim këtu tu bënim votat”, tha Rama.

Ai ka sulmuar edhe Partinë Demokratike duke thënë se refuzuan një figurë si Ilir Rusmajli, ish zv.kryeministër i Sali Berishës. “Tu çonim Erion Braçen për ta bërë kryetar komisioni të zgjedhjeve dhe të na refuzonin. I kemi çuar Ilir Rusmajlin për të bërë kryetar KQZ, kanë refuzuar zv.kryeministrin e Sali Berishës. E imagjinoni ju të çonte Saliu Erion Braçen”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama është detyruar të flasë nga vendi i tij në përbërjen e qeverisë, pasi deputetja e opozitës Rudina Hajdari nuk e lëshoi foltoren e Kuvendit.

Ai ka sulmuar kreun e shtetit i cili reagoi përkrah homologut boshnjak lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“Dëgjova një zonjë këtu që fliste me një gjuhë, që një nënë nuk mund ta ketë, që një grua nuk mund ta ketë, që një përfaqësuese e popullit në këtë parlament nuk mund ta ketë. Por çfarë faji ti vë unë zonjës kur shembullin më skandaloz sot për të gjithë qytetarët e këtij vendi e jep Presidenti i republikës që si askush tjetër në atë pozicion nuk ka kapacitetin moral dhe mendor që të përmbahet të paktën kur ka në krah një homologun e tij që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krah me një të huaj të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhues, dhe depresiv për kundërshtarët këtu. Kështu që nuk i vë faj as zonjës, dhe askujt tjetër këtu që i ka mbirë në gjuhë për turpin e vet gjithë tufa e fjalëve më të ulëta të shqipes që e kanë bërë fjalën krim zëvendësuesen e fjalës edukatë, që e kanë bërë fjalën drogë zëvendësuese e fjalës ushqim dhe që e kanë bërë llumin e komunikimit standard në këtë Parlament”, tha Rama.

Më pas ai foli mjaft ashpër lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor: “Ca kërkoni nga ne ju? Ca e dini PS-në ju, shërbëtoren tuaj apo të atyre që janë jashtë? Ne jemi këtu për ti shërbyer atyre që na kanë zgjedhur dhe për ti shërbyer këtij vendi që e kemi udhëhequr e do vazhdojmë ta udhëheqim doni ju, sdoni ju. dhe e dini pse. Jo se ne jemi të rënë nga qielli, apo pa gabime as se ne nuk kemi të metat tona po sepse kuy popull nuk është budalla.

Cdokush që do hyjë në listë ka mundësi të zgjidhet, po patjetër që për tu zgjedhur duhet të marrë votat. Pa vota apo me 100 vota nuk ka. Patjetët qe PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as partia demokratike, nuk shtë as një furgon i shpikur kap ca të kapësh e as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD-së. PS është një familje politike ku ka rregulla.

Nuk ka një kompromis ku një palë i fiton të gjitha dhe kompromiset e mira janë zakonisht kompromiset ku të gjitha palët kanë një arsye për tu mërzitur. dhe ne kemi arsyet tona për tu mërzitur, madje që të jemi të qartë kemi më shumë arsye ëpr tu mërzitur ne se palët në këtë proces, qoftë brenda këtu e qoftë jashtë, por jemi të vetëdijshëm që detyrimi për të bërë komprosimin e nevojshëm për një proces ku të gjithë kanë të drejtën e tyre të marrin pjesë, procesoin e zgjedhjeve është që të heqim dorë nga dëshira tonat.

Për ata që nuk janë këtu, ky Parlament po bën më shumë se sa asnjëherë me parë për ndonjë palë që ka qenë këtu brenda duke i marrë në konsideratë kërkesat e tyre dhe pse normalisht ata e braktisën Parlamentin dhe u vetëzhveshën nga e drejta për ti imponuar ëtij parlamenti çfarëdoqoftë. Nuk ka asnjë problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë fare”, tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here