Procesi i votimit të kandidatëve te PD ka përfunduar në të gjithë qarkun e Elbasanit. Dega e PD Elbasan bën të ditur se në procesin e votimit kanë marrë pjesë 1521 anëtarë ose 59%, nga 2440 anëtarë. 20 kandidatët që janë konfirmuar janë:
1.ANILA BISHQEMI 2. ANITA DUHANXHIU 3. AUREL BYLYKBASHI 4. BESA ZHUPA 5. DURIM ÇEKREZI 6. EDMOND BIÇOKU 7. ELIONA GREMI 8. ELIOR VILA 9. ELSA GEGA 10. ENDRI HASA 11. ETLEVA HAXHIHYSENI 12. LORENC HASTOPALLI 13. LUÇIANO BOÇI 14. MIMOZA HASEIKU 15. QANI XHAFA 16. SHEFQET DELIALLISI 17. SONILA DAIU 18. TAULANT ZENELI 19. ZAMIR MUZHAQI 20. ZHENI GJERGJI
Dega e PD Ne Librazhd bën të ditur se në procesin e votimit kanë marrë pjesë 62 % e anëtarëve me të drejtë vote. Pesë kandidatët kanë kaluar në fazën tjetër.
Dega LIBRAZHD / 1.ANXHELINA MANA, 2.ARBEN KOXHA, 3.ERLIND GURRA, 4.ILIRJAN META, 5.NDRIÇIM LILA.
Edhe në bashkinë Gramsh u konfirmuan pesë kandidatët, ndërsa në votim morën pjesë 260 persona ose 51%.
Dega GRAMSH/ 1.ARMIR XHANGOLI, 2.ARMANDO KLLOGJERI, 3.IRENA PROGNI, 4.LOREN GLLAVINA, 5.LULJETA TOÇILA.
Surpriza ka sjellë votimi i demokratëve në Cërrik dhe Peqin ku në votim morën pjesë 72% e anëtarëve. Ndonëse u konfirmuan katër kandidatët në Cërrik, më shumë nominime për tu skualifikuar kishte ish-deputetja Arbjola Halimi.
Ndërsa në Peqin u skualifikua me mbi 380 vota kandidati Sokol Elezi dhe u konfirmua ish deputeti Dashnor Sula.
Dega Cërrik/ 1.AGUSH CERRIKU, 2. ARBJOLA HALIMI, 3.BRAHIM SAKO, 4.NADIRE ASLLANI.
Ndërkohë në bashkine Belsh nga 400 anëtarë me të drejtë vote votuan 280 ose 60 %. Janë konfirmuar katër kandidatë dhe është skualifikuar vetëm Dritan Cani.
Dega Belsh/ 1.BLERIM KUQJA, 2.FITIMTAR ZEKTHI, 3.LUMTURI FERHATI, 4.MEHDI SHEHU
Dhe në degën e Prrenjasit morën pjesë në votim 62% e anëtarëve dhe u konfirmuan 4 kandidatët për të kaluar në fazën tjetër.
1.ARDIAN ZENELI, 2.BAJAZIT KARRIQI, 3.FERIT KUSHTA, 4.NARTI MUÇMARA