“Vëlla Me”/ Tradita e Beratit, që ndryshoi jetesën brenda familjes “Polovina”

0
427

Qysh në vitin 1961 Berati u shpall qytet muze, i cili sot trashëgon 210 objekte muzeale. Berati dëshmon një trashëgimi kulturore me vlera të mëdha, me një fanatizëm të shenjtë në Berat janë ruajtur dhe ruhen vepra të cilat dëshmojnë kulturën e këtij qyteti. Banorët jetën e kanë ndërtuar edhe mbi gjurmë të trashëgimisë dhe harmonisë intelektuale që është portretizuar mes tyre.  Punimet artizanale dhe gatimet tradicionale janë dy nga veçoritë dalluese të kësaj popullsie. Tradicionalisht në qytetin e “një mbi një dritareve” mysafiri ka gjetur mikpritje të veçantë nga ku për sytë dhe zemrën kanë qenë shplodhëse por edhe motiv i një kulture të trashëguar ndër breza. I rrethuar nga kodra dhe male, i përshkuar nga lumi Osum, qëndron stoik qyteti i Beratit, i cili kurorë mbi kokë ka Kalanë, dëshmi e gjallë e një trashëgimie dhe kulture të herëshme. Veçori mjaftë e veçantë  e këtyre banorëve është edhe tradita e “Vëlla me” Një kryefamiljar i krishter kishte bërë vëlla një kryefamiljar mysliman.

Kjo traditë ndodhi edhe  në familjen Polovina, nga ku njëri prej këtyre pjestarëve rrëfen  se si ndodhi ky vllazërim. Publicisti Ylli Polovina rrëfen sesi kjo traditë ndryshoi rrjedhën e familjes së tij.
Por mikpritja e ngrohtë dhe e veçantë është traditë mijëra vjeçare, e vjetër  parahistorike që ka deklaruar kulturën e kohës.
Si një nga destinacionet më të preferuar, Berati mbetet një nga qytetet më të forte për artin e kultures në Shqipëri. Vlerat që mbart në vete e bëjnë atë madhështor në pamje dhe të veçantë në histori. E ndërthurur në harmoni të plotë bashkëjetesa mes këtyre banorëve të ofron një emocion të pakrahasueshëm. Kjo bashkëjetesë dëshmon më së miri traditën e harmonisë fetare në vend.
Berati traditën e ka ndërthurur edhe mes ushqimit dhe gatimeve tradicionale që  servirin amvisat apo Zonjat beratase.
Rrugët e pjerrëta me kalldrëm dhe arkitektura e mureve të banesave  brenda qytetit apo edhe brenda kalasë të rrëfejnë në heshtje origjinën dhe  historinë e cila është e sistemuar në stilin tradicional.
Lagjet brenda mureve të kalasë të çojnë në oborrin e ndonjë banori, i cili me bujari dhe mirësi të rrëfen për historinë e qytetit dhe harmoninë mes banorëve të tjerë.
Në qoshet e mureve të çdo banese punëdora e duarartave, nënave dhe grave rrëfen traditën dhe kulturën Beratase në  velënxa e qilima.

Berati është edhe i këngës, një përzierje mes traditës së kohës osmane të përforcuar edhe nga folklori i Shqipërisë së Mesme, dhe traditës polifonike e qytetare që vjen nga Toskëria, Shqipëria e Jugut.
Banesat me çardak, me tavane të gdhendura prej druri brenda të japin idenë e jetës qytetare dhe kukturore.
Myslimanë, bektashinj dhe të krishterë ortodoksë kanë krijuar një harmoni dhe familjarizim mes tyre. Lagjet e vjetra, Kalaja, Mangalemi dhe Gorica janë kryesisht ortodokse. Lagjet e tjera të vjetra në rrëzë të kodrës popullohen nga myslimanë . Bashkëjetesa mes besimeve është një nga tiparet dalluese të Beratit. Ekzistenca e 40 kishave dhe 30 xhamive në një hapësirë relativisht të vogël e bën Beratin një udhëkryq të rëndësishëm fetar e kulturor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here