Kuvendi miraton strukturat e reja të KQZ-së, Ilirjan Celibashi kryetar

0
297

Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 106 vota pro të deputetëve të Parlamentit. KQZ–ja ndryshon emër, duke u quajtur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Celibashi ka drejtuar edhe më parë institucionin e administrimit të zgjedhjeve, pasi ka qenë kryetar i KQZ-së për periudhën 2001 – 2006.

Ndërkohë, zëvendëse e tij është zgjedhur Lealba Pelinku, e cila është miratuar me 105 vota pro.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar listën me 5 anëtarë të Komisionit Rregullator, përkatësisht Muharrem Çakaj, Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela dhe Helga Vukaj.

Kuvendi votoi sot për Ilir Rusmalin, Elvi Lakon, Koli Belen, Elvis Çefën dhe Ledio Brahon, duke e miratuar listën në bllok me 105 vota pro, 5 kundër dhe 3 vota abstenim.

Sipas ligjit të ri për funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në rast se opozita dhe PD do të kenë ankesa gjatë procesit elektoral të 25 prillit, atëherë ata do të drejtohen pranë Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, që me gjasa do drejtohet nga Ilir Rusmali.

“Për zgjedhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”

Nga komisioni i posaçëm, në detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ishin përzgjedhur:

z. Ilirjan Rusmali
z. Elvin Lako
z. Koli Bele
z. Elvis Çefa
z. Ledio Braho

Referuar përcaktimeve në Kodin Zgjedhor anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve zgjidhen në një listë të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here