A do jetë më pjesë e Top Channel/ Pas shumë muajsh shkëputje nga ekrani ja ku do ta shikojmë këtë sezon

0
216

Pas muajsh shkëputjeje nga ekrani dhe radio, prezantuesi me zërin e pa ngatërrueshëm, Eno Popi rikthehet tek rrënjët me një program kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë.

Mes intervistave dhe monologjeve, Popi do të përplasë ide dhe opinione, do të shpërfaqë të vërteta e thyejë mite e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqërojë dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese.

Nën moton “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale” do të ketë mision të bëjë dëgjuesin të mendojë dhe të mos ndihet i vetëm në botën e miqësisë virtuale, Pandemive Globale, rrënimit të Demokracisë dhe sfidave të tilla të ngjashme.

Zbuloni personazhet që i njihni nën hije të reja, dëgjoni arsyetimet e atyre që ju kanë munguar, së shpejti vetëm në Top Albania Radio.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj