Shembet pallati 14 katësh në Durrës/ Plagoset një punonjës i forcave xheniere, ja si është gjendja e tij shëndetësore

0
377

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot pasdite, në orën 16:00 një pallat 14 katesh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit të 26-nëntorit të kaluar.

Gjatë shpërthimit raportohet se ka mbetur i plagosur një punonjës i forcave xheniere. Mësohet se ai ka marrë dëmtime në fytyrë dhe në kokë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i forcave xheniere po merr ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Shembja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti u krye me shpërthim të kontrolluar. Në trupin e objektit ishin hapur 5 mijë furnela dhe u përdorën 130 kilogramë lëndë eksplozive, tritol, i llojit C4.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here