KQZ-ja e re/ këshilltarja e grupit të PS merr vendimin e papritur

0
367

Këshilltarja e grupit të PS, Odeta Berberi ka vendosur të tërhiqet nga gara dhe në vend të saj është propozuar këshilltari tjetër Arens Çela. Mësohet se zëvendësimi  të jetë kërkuar nga Edi Rama pasi ishte njohur me disa statuse të viteve më parë në Facebook,  ku Berberi kritikonte qeverinë, ministrin e shëndetësisë Beqaj dhe drejtoren e doganave Spiropali.

Këshilli Rregullator  tashmë me largimin e Berberit do të përbëhet nga Dritan Çaka, Arens Çela, Ilirjana Nano nga Partia Socialiste kryetare, si dhe nga Helga Vukaj e PD-së dhe Muharrem Cakaj i LSI-së.

Në Këshillin e Ankesave dhe Saknsioneve do të punojnë për 9 vjet, Ervin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmajli të propozuar nga PS dhe Ledio Braho e Elvis Cefa nga PD.

Të dy këto trupa do të votëbesohen në bllok në seancën parlamentare të së hënës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here