ILD fut në skaner drejtësinë, i kërkon KLGJ fillimin e hetimit disiplinor për 2 gjyqtarë, apel qytetarëve të denoncojnë aferat

0
230

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka intensifikuar lëvizjet për të hetuar skandalet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Që pas ngritjes, ILD ka nisur të verifikojë të gjitha ankesat që janë bërë nga qytetarët për njerëzit e drejtësisë, si dhe ka nisur procedim disiplinor për disa prej tyre. Sipas informacioneve, ILD ka dërguar një letër në KLGJ ku kërkon aprovimin e procedimit disiplinor për dy gjyqtarë, pasi dyshohet se ata kanë shkelur ligjin. KLGJ i ka mbajtur sekret emrat edhe pse gjyqtarët në fjalë kanë zvarritur shumë procese. Nëse i referohemi raportit vjetor të ILD, janë mijëra ankesa ndaj gjyqtarëve të cilët nuk zbatojnë aspak ligjin me shqyrtimin e çështjeve. Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë sot KLGJ.

Qytetarët të denoncojnë aferat

Ndërkohë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve në hetimin e skandaleve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përmes një njoftimi të shpërndarë për media, ILD ka vënë në dispozicion një adresë online ku çdokush mund të denoncojë aferat në sistemin e drejtësisë. Por një tjetër mënyrë që qytetarët mund të mund të paraqesin ankesat e tyre janë edhe zyrat e ILD të cilat janë çdo ditë të hapura. “Për të gjithë qytetarët e interesuar për të paraqitur një ankesë ndaj çdo magjistrati në Republikën e Shqipërisë, përfshi anëtarët e KLGJ, KLP dhe Prokurorin e Përgjithshëm, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ofron shërbimin e ankesës online. Formulari elektronik gjendet në faqen tonë zyrtare. Për t’ju ardhur në ndihmë në plotësimin e tij, shikoni udhëzuesin përkatës. Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën info@ild.al, në rrugë postare, ose të paraqitet dorazi pranë zyrës së ILD. Stafi i zyrës juridike dhe ankesave pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mund t’ju asistojë në plotësimin e formularit nga e hëna në të premte, nga ora 10.00 deri në orën 13.00”, thuhet në njoftim.

Ja raporti vjetor i ILD

Në raportin vjetor pak kohë më parë, bëhet me dije se nga muaji shkurt deri në muajin korrik të këtij viti janë 6 magjistratë për të cilët është miratuar një vendim ku kërkohet procedim disiplinor. Ndërkohë që për të njëjtën periudhë kohore janë depozituar pranë ILD edhe 1340 ankesa për njerëzit e drejtësisë. “Gjatë periudhës kohore Shkurt-Korrik 2020 pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë depozituar rreth 1339 ankesa, ku për 1275 ankesa pas përpunimit të informacionit fillestar është konfirmuar administrimi dhe trajtimi i tyre; janë miratuar 88 vendime për arkivimin e ankesës pas shqyrtimit fillestar/verifikimit; janë miratuar 6 vendime për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistratëve; si dhe është nisur procedimi disiplinor për 2 magjistratë. Gjatë kësaj periudhe, prioritet i punës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka qenë edhe shqyrtimi dhe vlerësimi me seriozitet i të gjitha çështjeve të cilat kanë pasur një impakt publik. Në këto kushte, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka iniciuar kryerjen e një inspektimi tematik pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, gjykatave të Apelit, si dhe të zyrave të prokurorive pranë tyre, mbi trajtimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht” për periudhën kohore 01.01.2017 – 31.01.2020”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here