Vetëvlerësimi/ Psikologia Lorela Garuli: Fëmijët që kritikohen shpesh, mendojnë se janë të paaftë

0
287

Për të rritur fëmijë me vetëvlerësim të kënaqshëm kërkohet që ata të jetojnë në një mjedis që u jep mundësinë të zhvillojnë karakterin dhe personalitetin e tyre. Në një lidhje direkte me Skype me psikologen Lorela Garuli në emisionin “Vila 24” në “News 24”, në bisedë me moderatoren Androniki Kolka, u fol mbi mënyrat efektive që fëmijët të bëhen të zotët e vetes.

Përparësi Garuli i dha nevojës për t’u dëgjuar nga prindërit nisur edhe nga mënyra se si i trajtojnë që në fetus. “Personaliteti e karakteri formohen në 4-5 vitet e para. Fëmijët janë inteligjentë nga natyra.  Fëmijët që kritikohen shpesh, mendojnë se janë të paaftë. Për çdo kritikë që u bëjmë fëmijës, ne duhet ta kompensojmë me dëmshpërblime. Mungon një fjalor emocional pozitiv.”-vëren Garuli kur shton se ka plot gjëra që prindi s’i di, e kërkohet që të ketë përulësinë, të ulet me fëmijën dhe të mësojë gjuhën e tij. Më tej u prek çështja e mbivlerësimit si ana tjetër e medaljes.

Psikologia e konsideroi të gabuar si taktikë, duke thënë se fëmijët është mirë të vlerësohen për arritjet apo anët pozitive që kanë, duke mos i mëshuar edhe aq shumë pamjes së jashtme. Më tej Garuli thotë se fëmijët do ndihen më mirë nëse u vihen në dukje pikat e tyre të forta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here