Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe, porositë që u dha

0
218

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe. Në takimin një orësh mësohet se Rama u ka dhënë porosi konkrete përsa i përket vijimit të organizimit të fushatës elektorale.

Rama ka kërkuar një punë të vazhdueshme dhe intensive bindëse jo vetëm për drejtuesit po për të gjithë elektoratin për të mbështetur socialistët në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ndërkaq, mbetet për tu parë se cili do të jetë hapi i radhës dhe a do të merret në konsideratë drafti i opozitës jashtëparlamentare në këshillin Politik për sa i përket listave të hapura.

Komisioni i Ligjeve ndërkohë nis sot diskutimin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor ndërsa të enjten është parashikuar që ato të votohen në seancë parlamentare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here