Capital T “zhduket” nga Instagrami

0
242

Nuk e dimë nëse është lodhur nga rrjetet sociale, apo do të rikthehet fuqishëm apo diçka tjetër, por Capital T “është zhdukur” nga Instagrami.

Truekapo, siç njihet në këtë rrjet social, ka fshirë papritur çdo postim në profilin e tij.

Në fakt, skulptura në foto është imazhi kryesor të albumit të ri të Kapos, të titulluar po “Skulpturë”.

Kjo vepër e gdhendur nga reperi plot dashuri, do të lançohet më 1 tetor dhe me shumë mundësi “zhdukja” e tij lidhet me këtë fakt.

Capital T ka lajmëruar më herët se në fillim të muajit tetor albumi i tij do të gjendet kudo online.

Pjesa e dytë përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave janë bashkëpunime me Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero dhe Mente Fuerte.

Ndëra 4 solot e tjera titullohen “S’kthehna”, “Fjalët e nanës”, “Demons” dhe “Braziliane”, që u publikua disa javë më parë.

Ne mezi po e presim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here